|
Aktivitetet e Fazės I
Grupi punues i femrave tė GJPKT-sė ėshtė themeluar nga fundi i verės
sė 2004: anėtare janė aktivistet dhe udhėheqėset e OJQ-ve,
profesionistet dhe pėrfaqėsueset e komunitetit, dhe grupi pėrbėhet
nga femrat qė vijnė nga tė katėr komunat dhe etnicitetet e zonės sė
GJPKT-sė.
Pas diskutimeve preliminare pėr nevojat e pėrbashkėta nė vjeshtė tė
vitit 2004, nga EWI ėshtė siguruar trajnimi dhe ngritja e
kapaciteteve pėr anėtaret e grupit nė lėminė e hulumtimit tė
veprimeve (Azhurimin
5 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė), aftėsimin themelor pėr
kompjutorė (Azhurimin
6 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė) dhe menaxhimin e ciklit tė
projektit (Azhurimin
8 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė) nė nėntor dhe dhjetor tė vitit
2004.
Si njėra nga sfidat kryesore me tė cilėn ballafaqohen femrat e
mikrorajonit ėshtė identifikuar diskriminimi gjinor nė fusha tė
ndryshme, dhe avokimi do tė vazhdojė tė jetė fushė kyēe nė punėn e
mėtutjeshme tė Grupit punues tė femrave tė GJPKT-sė. Grupi ka
ndėrmarrė nismėn e vet tė parė avokuese – Peticionin pėr paqe (Azhurimin
14 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė), pėr tė cilėn anėtaret dhe
vullnetaret e grupit kanė mbledhur mbi 6,650 nėnshkrime nė tėrė
mikrorajonin qė nga fundi i shkurtit deri nė fillim tė marsit 2005.
Si vazhdim i kėsaj pėrvoje tė parė praktike me avokimin, u organizua
trajnimi nė teknikat e avokimit tė bazuara nė qytetarin (Azhurimin
18 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė) nė maj tė vitit 2005 nė
bashkėpunim me degėn kosovare tė Institutit demokratik kombėtar
(NDI).
Grupi gjithashtu punon nė drejtim tė promovimit tė mėtejshėm tė
ēėshtjeve gjinore pėrmes mediave, dhe pėrmes bashkėpunimit me Grupin
punues tė mediave tė GJPKT-sė. Panel diskutimi shumėgjuhėsor nė
televizion (lidhja me Azhurimin 24 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė) pėr
femrat dhe vendimmarrjen nė mikrorajon ėshtė organizuar nė Gjilan nė
bashkėpunim me dy stacione televizive tė Grupit punues tė mediave tė
GJPKT-sė nė qershor tė vitit 2005, dhe ėshtė treguar si shumė i
suksesshėm. Aktivitetet e tjera tė implementuara nė qershor
pėrfshijnė hartimin e hulumtimit tė politikave nė mekanizmat gjinor
nė kuadėr tė qeverive lokale tė GJPKT-sė (Informimi mbi politikat e
GJPKT-sė Mekanizmat gjinorė tė qeverive lokale nė mikrorajonin e
GJPKT-sė: Vlerėsim, Kristina Hadzi-Vasileva, qershor 2005), dhe
organizimin e takimit pėr avokimin nė komunitet (Azhurimin
25 tė aktiviteteve tė GJPKT-sė) nė Preshevė pėr ta adresuar
mungesėn e ekspertėve nė dispozicion pėr fėmijėt me nevoja tė
posaēme.
Takimi i fundit i Grupit punues tė femrave tė GJPKT-sė (Raportin 31
tė takimeve tė GJPKT-sė) pėr ciklin e parė tė projektit ėshtė
mbajtur nė gusht tė vitit 2005, me qėllim tė diskutimit tė tė
arriturave dhe problemeve gjatė mė se dy viteve tė fundit, dhe
drejtimeve strategjike pėr aktivitetet e vazhdueshme ndėrkufitare qė
do tė vazhdojnė nė ciklin e dytė tė GJPKT-sė. Si pjesė e sistemit tė
brendshėm monitorues dhe vlerėsues tė EWI-sė, nė fund tė takimit tė
gjithė pjesėmarrėsve u ėshtė kėrkuar ta plotėsojnė njė pyetėsor
lidhur me opinionin e tyre pėr aktivitetet e deriatėhershme tė
GJPKT-sė dhe pėr pritjet e tyre nė tė ardhmen.
Aktivitetet e fazės II
Grupi punues i femrave tė GJPKT-sė u takua nė fillim tė fazės sė
dytė tė projektit (Fazėn
II tė GJPKT-sė – Raporti nr. 1 i takimeve tė Grupi punues tė femrave)
nė janar tė vitit 2006 pėr t’i diskutuar tė arriturat e tyre tė
deriatėhershme, sfidat dhe nevojat e pėrbashkėta si dhe ēėshtjet qė
duhen adresuar gjatė viteve nė vijim. Grupi punues gjithashtu ka
identifikuar qėllimet pėr punėn para tyre: tė punohet sė bashku
drejt ndėrtimit tė paqes ndėrmjet komuniteteve tė GJPKT-sė;
promovimit dhe pėrkrahjes sė femrave udhėheqėse dhe vendimmarrėse;
promovimit tė punėsimit tė femrave dhe trajtimit tė duhur nė vendet
e punės; punės pėr parandalimin dhe redukimin e dhunės ndaj femrės;
si dhe punės pėr promovimin e shėndetit tė femrės.
Aktiviteti i parė i ciklit tė dytė tė projektit tė GJPKT-sė ėshtė
mbajtur mė 1 prill nė Kumanovė, ‘Dita e buzėqeshjes’ (Fazėn
II tė GJPKT-sė – Raporti nr. 2 i takimeve tė Grupit punues tė
femrave) – i pari nė vazhdėn e serisė sė planifikuar tė ditėve
tė aktiviteteve shumėetnike prindėr-fėmijė. Kjo ngjarje ka mbledhur
mbi 30 fėmijė si dhe prindėrit ose mėsimdhėnėsit e tyre, tė cilėt
kanė kaluar njė pasdite tė kėndshme tė veshur me shije nė qendrėn e
lojėrave nė Zafirce, me ē’rast kanė pranuar edhe fanella si dhe pije
e ushqime freskuese. Mediat lokale kanė mbuluar gjerėsisht kėtė
ngjarje, dhe reportazhi 3 minutėsh ėshtė transmetuar nė Kosovė dhe
Maqedoni nga seksioni nė gjuhėn shqipe i Zėrit tė Amerikės.
Aktivitetet nė vijim tė Grupit punues tė femrave pėrfshijnė debatin
televiziv pėr femrat dhe ekonominė nė prill, edicionin e dytė tė
‘Ditės sė buzėqeshjes’ nė qershor, dhe planifikimin e njė fushate
avokimi pėr dhunėn nė familje. |